VIDEO: Rusët dalin në rrugë pas vdekjes së Navalnyt, arrestohen menjëherë

16 shkurt 2024 | 20:50

Disa qytetarë rusë kanë dalë në sheshin qendror të Shën Peterburgut në Rusi, pas vdekjes së liderit opozitar Alexey Navalny.

Gra, burra dhe fëmijë u mblodhën për të vajtuar vdekjen e Navalny, i konsideruar si zëri më i fortë opozitar kundër regjimit të Putinit, por marshimi ka përfunduar më herët se çfarë ishte planifikuar pasi forcat speciale kanë nisur t’i arrestojnë.

Autoritetet ruse njoftuan se Navalny humbi jetën sot papritur në një koloni penale në Siberi, teksa po ecte, u ndje keq dhe u shemb përtokë. Më pas u tha se vdekja i kishte ardhur si pasojë e një mpiksjeje gjaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama është takuar sot me Drejtorin e Përgjithshëm…