VIDEO / Rusia e qëlloi Kievin me një raketë ballistike të Koresë së Veriut

24 prill 2025 | 23:20

Sulmi rus ndaj Kievit përdori raketë balistike të prodhuar në Korenë e Veriut, kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodomir Zelenski.

Ai tha se informacionet paraprake treguan se një raketë balistike e Koresë së Veriut u përdor gjatë sulmit ajror rus gjatë natës që vrau të paktën 12 persona në Kiev.

“Operacionet e heqjes së mbeturinave janë ende duke vazhduar në Kiev pas sulmit ajror rus me raketa”, tha udhëheqësi ukrainas në një përditësim në mediat sociale të enjten. Ai tha se ekipet e shpëtimit dhe shërbimet e emergjencës po vazhdojnë të punojnë në vendngjarje.

“Sipas informacioneve paraprake, rusët përdorën një raketë balistike të prodhuar në Korenë e Veriut. Shërbimet tona speciale po verifikojnë të gjitha detajet.

Nëse informacioni se kjo raketë është prodhuar në Korenë e Veriut konfirmohet, kjo do të jetë një provë e mëtejshme e natyrës kriminale të aleancës midis Rusisë dhe Phenianit.

Ata vrasin njerëz dhe torturojnë jetë së bashku – ky është kuptimi i vetëm pas bashkëpunimit të tyre. Rusia përdor vazhdimisht armë të tilla – raketa, artileri. Në këmbim, Pheniani mori mundësinë për t’i bërë armët e saj më vdekjeprurëse në kushte reale lufte”, deklaroi Zelenski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet 3.5 ballë i shkallës Rigter goditi mbrëmjen e…