VIDEO | SHBA ngre në qiell për herë të parë avionin futurist 750 mln dollarësh, i gatshëm për sulme bërthamore

11 nëntor 2023 | 16:11

Forcat ajrore amerikane kanë ngritur për herë të parë në fluturim avjonin B-21 Raider në provë në tentativë për të çuar aeroplanin luftarak futurist më pranë shndërrimit në bombarduesin e ardhshëm të armëve bërthamore të vendit.

Raider fluturoi në Palmdale, Kaliforni, ku ka qenë nën testim dhe zhvillim nga Northrop Grumman, teksa shumë qytetar mundën ta filmonin.

Forcat Ajrore po planifikojnë të ndërtojnë 100 avionë luftarakë, të cilët kanë një formë krahu fluturues shumë si paraardhësi i tyre B-2 Spirit, por do të inkorporojnë materiale të avancuara, shtytje dhe teknologji për t’i bërë ata më të mbijetueshëm në një konflikt të ardhshëm.

Avioni është planifikuar të prodhohet në variante me dhe pa pilotë. B-21 Raider është avioni i parë bombardues i ri amerikan në më shumë se 30 vjet, dhe pothuajse çdo aspekt i programit është i klasifikuar.

B-21 është pjesë e përpjekjeve të Pentagonit për të modernizuar të treja këmbët e treshes së tij bërthamore, e cila përfshin raketa balistike bërthamore dhe koka luftarake të lëshuara nga nëndetëse.

Avioni parashikohet të kushtojë afërsisht rreth 750 milionë dollarë. Megjithatë, Forca Ajrore ka mbajtur informacione të tjera të çmimeve të klasifikuara, “gjë që e bën të vështirë vërtetimin e kostos së propozuar”, tha Shërbimi Kërkimor i Kongresit në një raport të vitit 2021.

Forcat Ajrore planifikojnë të blejnë të paktën 100 avionë dhe të fillojnë të zëvendësojnë bombarduesit B-1 dhe B-2. Sipas të dhënave të Pentagonit, B-1 kushton rreth 60,000 dollarë në orë për të operuar dhe B-2 kushton rreth 65,000 dollarë në orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka folur pas publikimit të listës…