VIDEO | Si indiani tentoi të hapte derën e emergjencës të “Air Albania”

10 shtator 2024 | 23:10

Një ngjarje e pazakontë ndodhi mbrëmjen e sotme në Rinas, ku një avion i “Air Albania” që do të udhëtonte drejt Stambollit u detyrua të kthehej sërish në pistë pasi njëri nga pasagjerët tentoi të hapte derën e emergjencës.

Avioni kishte pak minuta që ishte ngritur, ndërsa burime thanë për Top News, se mes udhëtarëve ishte dhe një indian që po deportohej.

Duke përfituar nga situata ai u përpoq të hapte derën e emergjencës, sicc duket edhe në këtë video të siguruar nga Top News.

Indiani është ndaluar nga ekuipazhi i avionit, si dhe pasagjerë.

Veprimi i tij terrorizoi 200 pasagjerët në bord.

Ndërkohë, piloti u detyrua të kthehej sërish në Rinas për të rregulluar derën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të pres në…