Video s*ksi në internet, Wanda Nara fiton gjyqin me Google dhe Yahoo
Triumfin e saj përmes dy gjigandëve të teknologjisë, Wanda e ndau me 7.4 milionë fansat e saj në Instagram.
Google dhe Yahoo duhet t’i paguajnë nënës së 5 fëmijëve dëmshpërblim për dëmin moral që i është shkaktuar.
Gjykata nënvizoi se video erotike e shpërndarë në Google dhe Yahoo i atribuohej gabimisht Wanda Naras dhe ishte rishpërndarë më pas edhe në faqe të tjera pornografike.
Videoja ka marrë milionë shikime përmes kërkimit në Google dhe Yahoo. Wanda nuk kishte reaguar asnjëherë për këtë çështje, deri më tani kur u dha vendimi nga gjykata në favor të saj.