
VIDEO | Të armatosur dhe me rroba ushtarake, momenti kur grabiten thasët me paratë e pensioneve në Itali
28 mars 2025
| 21:17
Ky është momenti kur persona të armatosur grabsin një autoblindë në Livorno të Italisë, që transportonte paratë e pensioneve.
Sipas asaj që raportohet nga mediat, nuk ka pasur të lënduar nga sulmi i ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme pranë San Vincenzos.
Sipas disa dëshmitarëve, janë dëgjuar të shtëna dhe shpërthime, teksa një grup i armatosur personash ka sulmuar furgonin. Ata shihen të veshur me rroba ushtarake.