VIDEO/ Tragjike, momenti kur banesa zë brenda 6 pjestarët e familjes Lala në Durrës

27 nëntor 2019 | 18:09

Pavarësisht se po punohet prej natës së mbrëmshme, për fat të keq ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur të arrijnë ende tek ndonjë prej gjashtë pjestarëve të familjes Lala në Kënetë të Durrësit.

Gjatë ditës së sotme, ekipet italiane kanë punuar intensivisht duke përdorur edhe qen por ka qënë e pamundur për të nxjerrë ndonjë prej tyre nga rrënojat.

Siç raportojnë gazetarët e Abc News, pas tërmetit të parë me forcë 6.4 të shkallës Richter banesa e familjes Lala është dëmtuar shumë por një pjesë e saj ka arritur të qendrojë në këmbë. Pikërisht në këto momente brenda banesës dëgjoheshin zëra që kërkonin ndihmë.

Por, ndërtesa u shemb gjatë pasdites së djeshme duke bërë që të shuhen edhe zërat që vinin nga brenda.

 

Abc News ka siguruar videon e shembjes së dytë të banesës, e cila dyshohet se ka qenë fatale për banorët që gjendeshin të bllokuar brenda saj.

Në gërmadha gjenden aktualisht gjashtë persona. Mes tyre është një grua me tre fëmijë, një burrë dhe një vajzë. Gjatë ditës së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm janë nxjerrë nga gërmadhat një zonjë 80 vjeçare që është gjyshja e shtëpisë, një tjetër vajzë e vdekur si edhe 17 vjeçari Ramë Lala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi ka vizituar sot Shqipërinë, pas tërmetit që…