Video virale, pengu izraelit puth në ballë dy anëtarë të Hamasit

22 shkurt 2025 | 20:25

Hisham al-Sayed, Tal Shoham, Avera Mengistu, Eliya Cohen, Omer Shem Tov dhe Omer Wenkert janë tashmë të lirë.

Gjatë një shkëmbimi pengjesh, në një moment dramatik, ish-pengu izraelit Omer Shem Tov u pa duke puthur në ballë dy anëtarë të Hamasit ndërsa përshëndeste në skenë.

Shkëmbimi ndodhi në qytetin Nuseirat, ku Hamasi dorëzoi tre pengje izraelitë.

Pengjet u paraqitën para një turme, duke mbajtur në dorë certifikatat e lirimit por kjo video me gjestin e papritur u bë virale, duke tërhequr vëmendje të madhe dhe duke nxitur diskutime.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një qytetar serb para pak momentesh ka tentuar të kalojë…