VIDEO | Vlonjati e fton për t’u larë në det: O gjigand hajde provoje, se je djalë i ri! Rama: I kemi ndarë punët
Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme duke inspektuar punimet e Lungomare 3 që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin. Teksa ishte në Vlorë, një qytetar e fton që të provojë ujin e detit, por Rama e ka refuzuar si ftesë.
Qytetari: O gjigand hajde provoje, se je djalë i ri
Rama: I kemi ndarë punët, se po të futem dhe unë këtu, s’ka kush bën këto
Ndërkohë, ai ka pasur edhe një porosi për punëtorët.
“Lyeje me një ngjyrë rozë, violet, apo bojëqielli, të duhet si vepër artistike”, duke iu referuar pjesës ballore të murit në Lungomare.
Deri tani po punohet duke krijuar shtigje këmbësore, hapësira mbrojtëse nga uji e zgjerim plazhesh, përmes molesh të vendosura edhe si infrastrukturë për varkat a për pushuesit, një bajpas të ri paralel me dy segmente të rrugës ekzistuese që kthehen në pedonale, rikualifikim të godinave në bashkëpunim me pronarët privatë, në funksion të një transformimi 10.7 kilometrave aks turistik.