Videoja duke i prekur të pasmet modeles bëri bujë në rrjet, flet Getinjo:

01 mars 2020 | 16:55

Pak kohë më parë bëri bujë në rrjet një video ku reperi i njohur Getinjo shfaqej shumë pranë me modelen superseksi shqiptare, Serena Sula.

Momenti kur Getinjo shfaqet duke i prekur të pasmet Serenës e cila po kërcente pranë tij, u komentua gjatë në rrjetet sociale.

Por së fundmi reperi ka dhënë një intervistë për “Prive”, ku u shpreh se mediat e bënë pak të madhe sepse sipas tij ai nuk njihet me modelen.

“U bë e madhe ajo video, e tepërt. Ishim në club, unë isha në skenë dhe duke dal nga skena po kaloja andej dhe më doli para një vajzë, e preka për t’i thënë largohu. Ia preka pak prapanicën, por nuk e preka me atë qëllim. Nuk është ndonjë problem për mua se jam single. Por u bë e madhe ndërkohë që unë nuk e njoh atë vajzë lozonjare”, u shpreh Getinjo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ndeshjen e Serie A mes Lecces dhe Atalantës janë…