Videoja më e shikuar në YouTube do të hiqet për t’u shitur në ankand
25 maj 2021
| 22:57
Videoja “Charlie bit my finger” e cila ka arritur të sigurojë më shumë se 881 milionë shikime në “Youtube”, do të fshihet pasi do të shitet në ankand.
Videoja e dy vëllezërve Harry, u publikua për herë të parë në vitin 2007 nga familjarët.
Vëllezërit asokohe 3 dhe një vjeç u kthyen në një trend në rrjetet sociale duke u rishpërndarë miliona herë. Familja Davis-Carr than ë një deklaratë se “Videoja e famshme do të hiqet nga Youtube dhe një person të ketë mundësinë të zotërojë formatin origjinal të videos.
Më tej në deklaratën e tyre thuhej: Harry dhe Charlie, tanimë 17 dhe 15 vjeç po rriten dhe kjo është një mundësi për ta.