Videoloja falas që po grumbullon sasi të mëdha parash
21 qershor 2018
| 14:02
“Fortnite: Battle Royale”, videoloja falas që ka “pushtuar” botën, po grumbullon sasi të mëdha parash.
Vetëm në 3 muajt e fundit kjo lojë ka fituar 100 milionë dollarë në iOS me shitje brenda lojës, sipas kompanisë “Sensor Tower”. Këtë shifër e bën edhe më të jashtëzakonshme fakti se gjërat që blihen në lojë nuk janë të domosdoshme për vetë lojën.
Pra, lojtarët shpenzojnë para për kostume dhe pajisje që nuk të japin avantazh në “multiplayer”, por thjesht të bëjnë të dukesh më bukur.
“Fortnite: Battle Royale” erdhi në iOS në muajin prill, pasi u lançua fillimisht në Xbox One, PlayStation 4, PC dhe Mac në shtator të vitit 2017./tch/