(Videoreportazh, nata e 62 në Prishtinë) Qarkullim i papenguar në orarin kufizues 

05 shtator 2020 | 23:19

Në natën e gjashtëdhjetë e dytë të masave kufizuese të vendosura nga Qeveria e Kosovës në luftën kundër Covid-19, qarkullimi i veturave në kryeqytet vazhdon të jetë normal dhe i papenguar. Në ndonjë vend shihen edhe vetura civile të policisë, por që nuk ndërhyjnë në pengimin e lëvizjeve në orarin kufizues, raporton “Epoka e re”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar të shtunën se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 464 mostra prej të cilëve rezultojnë 117 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

“Numri total i rasteve pozitive është 14.027 raste nga 53.554 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 556 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 131 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.431 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.040”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

 

 

 

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla është përplasur pak me Skender…