Vidhen 18 radiatorë nga një shkollë në Skenderaj
09 maj 2023
| 13:31
Mëngjesin e së hënës në Skenderaj është raportuar në polici se persona të panjohur kanë hyrë në shkollën fillore të një fshati të kësaj komune dhe me forcë kanë hapur depon e shkollës, duke vjedhur 18 radiatorë.
Me urdhër te prokurorit është iniciuar rasti si “vjedhje e rëndë” dhe mbetet duke u hetuar.