Vidhen 400 metra kabllo në Gjakovë
16 shtator 2022
| 11:47
400 metra kabllo janë vjedhur në rrugën “Elion Zherka” të enjten në mesditë në Gjakovë.
Një burrë ka raportuar se në një objekt persona të panjohur kanë vjedhur rreth 400 metra kabllo”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë dhe është duke u hetuar.
“Rr. “Elion Zherka”, Gjakovë 15.09.2022 – 12:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në një objekt persona të panjohur kanë vjedhur rreth 400 metra kabllo. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.