Vidhen 70 mijë euro në Ferizaj
Mbrëmë pasmesnate një vjedhje e rëndë ka ndodhur në mes të qytetit të Ferizajt, nga ku hajnat kanë grabitur në një këmbimore një shumë prej 70 mijë eurosh.
Rastin e ka konfirmuar për “Klan Kosova” e ka konfirmuar Agim Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.
“Sot gjatë orës 08:10 minuta pronari i një këmbimore që gjendet në qendër të Ferizajt ka bërë të ditur se iu është thyer lokali dhe ju janë vjedhur valuta të ndryshme në vlerë prej 70 mijë euro”, ka thënë Gashi.
Ai ka thënë se deri më tani për këtë rast nuk është arrestuar ndonjë person, megjithatë, policia është duke punuar që të zbardhet prapavija e këtij rasti.
“Menjëherë të gjitha njësitet e policisë kanë dalë në vend të ngjarjes ndërkaq po punohet për të vënë në dritë rrethanat si ka ndodhur rasti”, ka thënë, Gashi.
Deri më tani nuk flitet as për ndonjë person të dyshuar.