Vidhen 800 euro në një lokal në Prishtinë

04 prill 2022 | 11:24

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka hyrë në një lokal në Prishtinë dhe iu kishte hedhur sprej në sy, dy personave të cilët gjendeshin në atë lokal.

Më pas, i njëjti kishte arritur të vjedhë 800 euro nga arka e lokalit. Sipas policisë rasti është duke u hetuar edhe më tutje.

“Dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë kanë informuar se një i dyshuar i panjohur u ka hedhur sprej dhe më pas ka grabitur rreth 800 euro para nga arka e lokalit. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, ka njoftuar Policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,…