Vidhen armë e municion në një dyqan në Viti

06 mars 2021 | 21:52

Katër persona të maskuar i kanë vjedhur të premten rreth 10 armë dhe disa kuti të municionit në një dyqan për shitjen e armëve në Viti.

Vlera e dëmit sipas pronarit Kemajl Hajrullahu, mund të shkojë mbi 6000 euro duke mos përfshirë këtu edhe vjedhjen e dy kasafortave me vlerë prej 1300 eurosh.

Hajdutët madje janë kujdesur që të mos lënë gjurmë ngase përveç armëve të shkurtra, me vete kanë marrë edhe regjistrimet e kamerave të sigurisë.

Megjithatë, me ose pa to, policia tashmë ka nisur hetimet dhe rasti është cilësuar si vjedhje të rëndë. / Klan Kosova

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHBA është bërë shteti i parë në botë që po…