Vidhen mbi 15 mijë euro stoli e para në Malishevë

08 shkurt 2024 | 10:53

Gjatë ditës së djeshme në Malishevë, janë vjedhur stoli e para me mbi 10 mijë euro vlerë.

Sipas raportit të policisë, një ankues kosovar kishte njoftuar se disa persona të panjohur kishin hyrë në shtëpinë e tij.

Në shtëpinë e viktimës janë vjedhur 9200 euro para të gatshme dhe mbi 10 mijë euro stoli. Deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar rreth rastit.

Njoftimi i plotë:

VJEDHJE E RËNDË- Fsh. Astrazub, Malishevë 07.02.2024. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij, nga një dritare dhe nga aty kanë vjedhur 9.200 €  dhe stoli ari me vlerë 10.000 €. Në vend- ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Nuk raportohet për të arrestuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po vazhdon gjykimi ndaj kreut…