Vidhet ora “Rolex”, unaza ari e gjësende tjera, arrestohet i dyshuari!
Me datën 4 dhjetor, në Dragash hetuesit policorë, pas një pune hetimore të njësiteve relevante, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar (T. S. ) , i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.
Personi i dyshuar tashmë i arrestuar dyshohet të jetë përfshirë në një rast të ndodhur me 28.10.2018 në fshatin Zaplluzhë të Dragashit, ku i njëjti ka depërtuar në shtëpinë e viktimës dhe në mënyrë të paligjshme ka arritur të marrë gjësende të ndryshme si: orë dore ROLEX me vlerë 5000 euro, një motosharrë 150 euro, një krahore e argjendtë 50 euro, tre palë vathë ari 300 euro, katër unaza ari 550 euro , tri parfume 300 euro si dhe dy thika. Vlera e përgjithshme e gjërave të vjedhura është afër 7000 euro si pas viktimës.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personit të dyshuar, ku pas intervistimit të njëjtit me urdhër të prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e arrestit për 48 orë.