Vidhet shtëpia e Zenelit dhe Berishës, dëmi rreth 350 mijë euro

04 gusht 2023 | 14:14

Dy futbollistët kosovarë Arbër Zeneli dhe Valon Berisha janë grabitur të mërkurën teksa ishin në udhëtim me Stade de Reims. Shtëpia e dy futbollistëve nga Reims, u grabit gjatë një udhëtimi nga lojtarët me klubin e tyre.

Sipas Prokurorit të Reims, dëmi vlerësohet midis 300 mijë dhe 350 mijë euro. Dy lojtarët, po udhëtonin me ekipin rezervë në Valenciennes në momentin e ngjarjes, në pasditen e së mërkurës. Sipas konstatimeve të para, janë vjedhur dy çanta Louis Vuitton dhe shtatë ora Rolex, me një vlerë totale nga 300.000 deri në 350.000 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me…