Vidhet statuja dy mijë vjeçare
20 shkurt 2018
| 10:54
Autoritetet kineze kanë kërkuar një dënim të ashpër për personin që ka vjedhur statujën e gishtit të ushtarit të terakotës në një shfaqje në ShBA.
Statuja është dy mijë vjeçare dhe vlera e saj arrin në 4.5 milionë dollarë. Javën e kaluar Michael Rohana u akuzua për fshehje të një vepre arti të madhe dhe më pas u lirua me kusht. Ushtria terakote është një nga gjetjet arkeologjike të Kinës.