Vieira merr drejtimin e skuadrës së njohur franceze
03 korrik 2023
| 12:37
Legjenda e Arsenalit dhe Francës, Patrick Vieira është emëruar trajner te Strasbourgu. Klubi francez njoftoi zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me ish-lojtarin e Francës.
Vieira me Strasbourgun ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare. Për 47-vjeçarin është ky një rikthim në Ligue 1. Ai nga korriku i vitit 2018 deri në dhjetor të vitit 2020 kishte udhëhequr Nicen.
Vieira në dy sezonet e fundit ishte trajner i Crystal Palace. Legjenda franceze më herët ka drejtuar edhe skuadrën nga MLS, New York City.