Vieri humbet gjyqin me Interin
10 janar 2018
| 11:06
Cristian Vieri ka qenë një idhull për shumë tifozë të Interit, pasi ka shënuar shumë gola, gjatë periudhës që luajti me zikaltrit.
Gjithsesi, që nga viti 2012 sulmuesi italian ka pasur një betejë gjyqësore me klubin zikaltër dhe kompaninë “Telekom”, të cilët i akuzon për spiunazh dhe përgjime telefonatash. Në vendimin e parë, Vieri fitoi të drejtën e dëmshpërblimit me rreth një milion euro, por sulmuesi kërkoi më shumë dhe apeloi çështjen. Apeli e reduktoi ende më shumë dëmshpërblimin duke e çuar në 90 mijë euro. Në shkallën e tretë gjyqësore, sulmuesit i janë rrëzuar të gjitha pretendimet e tij dhe për më tepër, tani i është ngarkuar edhe pagesa e 33 mijë eurove si shpenzime gjyqësore.