Vieri: Interi nuk më dha asgjë
31 gusht 2018
| 12:22
Ish-sulmuesi i Interit, Christian Vieri, thotë se ish-presidenti Masimo Morati nuk është “asgjë e vlefshme”.
45-vjeçari kaloi gjashtë sezone me “nerazzurët”, por ndarja e tij me drejtuesit e Interit nuk ka qenë shumë mirë, duke pasur shpeshherë përplasje mediatike me ish-presidentin zikaltër, Moratti. Duke postuar një video në “Instagram” nga koha e tij me Interin, një tifoz e pyeti për marrëdhënien që kishte bomberi me klubin zikaltër.
“Interi nuk më dha asgjë. Kisha një kontratë me ata që drejtonin klubin që nuk vlente fare. Moratti nuk vlen asgjë, nuk më intereson”, ka thënë Vieri.