Vietnami: McCaini ka ndihmuar në shërimin e plagëve të luftës
Senatori amerikan, John McCain ka qenë “simbol i gjeneratës”, i cili ka ndihmuar në “shërimin e plagëve të luftës”, duke shtyrë përpara idenë e normalizimit të marrëdhënieve me Vietnamin.
Kështu ka thënë ministri i Jashtëm i këtij shteti të hënën, Pham Binh Minh, raporton “Reuters”.
McCain0, ish i burgosur gjatë luftës në Vietnam dhe kandidat për president të ShBA-së më 2008, ka vdekur të shtunën në moshën 81-vjeçare.
“Për Qeverinë e Vietnamit dhe popullin e tij, Senatori McCain ka qenë simbol i senatorëve të gjeneratës së tij dhe të veteranëve në luftës në Vietnam”, ka shkruar Minh në librin e ngushëllimeve në ambasadën amerikane në Hanoi.
“Ka qenë ai, i cili ka drejtuar shërimin e plagëve të luftës dhe normalizimin e partneritetet Vietnam-SHBA”, është shprehur Minh.
McCaini ka qenë një nga zërat më të fuqishëm për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Uashingtonit dhe ish-armikut të ShBA-së, Vietnamit.