Vietnami prodhon makinën e parë
Makina e parë e prodhuar në Vietnam “VinFas” do te dalë në treg sot, më 17 qershor, një zhvillim ky i konsideruar si dëshmi e rritjes së shpejtë ekonomike të vendit.
Qëllimi i konglomeratit vietnamez “Vingroup” është të arrije të prodhoje 500.000 automjete në vit, një lëvizje e guximshme kjo për tregun vendas, i cili ndonëse është në rritje, vazhdon të mbetet i vogël krahasuar me ekonomitë e tjera te fuqishme në rajon.
“Nuk na ndan veçse shumë pak kohë nga momenti kur makinat e para të prodhimit vietnamez, do të zbresin zyrtarisht në rrugët e këtij vendi. Automjetet reflektojnë filozofinë e vendit të prodhuesve të tyre; makinat japoneze dallohen për qëndrueshmerinë, ato koreane për zhdërvjelltësinë. “VinFast” synon të krijoje një identitet për makinat vietnameze”, ka deklaruar Nguyen Viet Quang, zëvendespresident i Vingroup.
Makina e parë e pasagjerëve të prodhuar nga kjo kompani kushton rreth 450 milionë dong apo $19,400 dollarë. Kompania prodhuese gëzon edhe mbështetje nga qeveria në formën e lehtësimit nga taksat, duke qene se shteti vietnamez është duke i kushtuar një vëmendje të madhe zhvillimit të industrive vendase.