Vigan Mahmutaj mbron tezën e doktoratës

31 janar 2025 | 13:06

Doktori Vigan Mahmutaj e ka mbrojtur punimin e doktoratës me titull “Roli i proteinës C– reaktive me sensitivitet të lartë në parashikimin e sëmundjes së arterieve koronare dhe funksionin miokardial”, raporton “Epoka e re”.

Mahmutaj pas mbrojtjes së punimit të doktoratës ka thënë se studimet disa vjeçare kanë qenë një përvojë e jashtëzakonshme, derisa falënderoi të gjithë për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë në këtë rrugëtim.

Postimi i plotë i doktorit Vigan Mahmutaj:

Sot, pas një pune disa vjeçare, kam mbrojtur punimin e doktoratës.

Studimet e doktoratës, kanë qenë një përvojë e jashtëzakonshme jetësore. Mirënjohje dhe falënderime për të gjithë ata që kanë ofruar mbështetje dhe inkurajim të vazhdueshëm.

Për mentoren time, Prof. Dr. Aurora Bakalli  për rolin e saj të jashtëzakonshëm në këtë rrugëtim, për ndihmën e parezervë profesionale-pedagogjike në të gjitha fazat e hulumtimit.

Falënderoj komisionin për angazhimin dhe profesionalizmin e tyre:

Prof. Shpend Elezi

Prof. Valdete Haxhibeqiri

Prof. Valon Asani

Se fundi falënderoj familjen time për mirëkuptimin dhe përkrahjen e vazhdueshme!

Ph.Done – There is no elevator to success, you have to take the stairs!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gati gjysma e danezëve besojnë se Shtetet e Bashkuara të…