Vigan Qorrolli dështon të bëhet gjykatës i Kushtetueses, në raundin e tretë shkojnë Maloku, Vokshi dhe Jashari
Vigan Qorrolli është eliminuar nga gara për t’u bërë gjykatës në Gjykatën Kushtetuese. Qorrolli, i cili në rundin e dytë të votimit në Kuvendin e Kosovës mori 18 vota, po aq sa Hilmi Jashari, humbi garën me këtë të fundit.
Jashari, i cili mori 38 vota, do të shkojë në rundin e tretë, final të votimit për dy pozita të gjykatësit të Kushtetueses.
Qorrolli arriti të marrë 25 vota.
Në procesin e votimit morën pjesë 75 deputetë, ndërsa 12 vota ishin të pavlefshme.
Kuvendi miratoi paraprakisht një procedurë zgjedhore, që specifikon se në rast se asnjëri nga kandidatët nuk e merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, në çdo rund do të eliminohet nga një kandidat që merr më së paku vota.
Nga dy rundet e para të votimit, Etrur Maloku dhe Bardh Vokshi e kanë siguruar ‘finalen’, duke dalur më të votuarit në rundin e dytë të votimit. I pari mori 49 vota, ndërsa i dyti 29. Atyre në garën finale iu bashkohet Hilmi Jashari.