Vigan Qorrolli emërohet zëvendësministër i Drejtësisë

07 korrik 2023 | 16:41

Ish-këshilltari i Hajredin Kuçit, Vigan Qorrolli është emëruar të premten nga kryeministri Albin Kurti, zëvendësministër i Ministrisë së Drejtësisë.

Çorolli do të jetë zëvendës i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“z. Vigan Qorroli emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë. Zëvendësministri emërohet për mbështetjen e ministres të Ministrisë së Drejtësisë dhe është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga ministrja, si dhe për zëvendësimin e ministres kur ajo mungon ose kur nuk është në gjendje të kryejë detyrën e saj”, është thënë në vendim, të cilin e ka siguruar “Demokracia”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cesar Azpilicueta, qendërmbrojtësi veteran, tashmë është zyrtarisht lojtari më i…