
Vigan Qorrolli: Ranë maskat e LDK-së!
Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka komentuar postimin e Avdullah Hotit në “Facebook”, i cili tha se rezultati i LDK-së në këto zgjedhje nuk është i kënaqshëm dhe kërkoi lidership të ri për këtë parti.
Qorrolli ka shkruar në “Facebook” se ranë maskat e LDK-së.
“Ish-kryeministri Hoti e pranoi sot hapur dhe pa asnjë shybe: “LDK i ka manipuluar votat me postë nga diaspora! Një inxhinjering politik i paskrupullt nga Abdixhiku për të ngritur disa kandidatë dhe për të fundosur të tjerët. Vullneti i qytetarëve u ble dhe u shit si plaçkë pazari! Tani PZAP-i ka plus një provë, të thënë troç nga një ish-KM: votat e manipuluara të LDK-së duhen anuluar një orë e më parë! Ky është një puç politik i Abdixhikut dhe sojnikëve të tij!”, ka shkruar Qorrolli.