Vihet gurëthemeli për ndërtimin e sallës sportive në shkollën ‘Haxhi Hoti’ në Rogovë

18 korrik 2019 | 13:48

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka vënë sot gurëthemelin për ndërtimin e sallës së edukatës fizike në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Haxhi Hoti” në Rogovë të Gjakovës.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se një vit më parë kishte dhënë zotimin se këtë shkollë do ta bëjnë me sallë sportive.

“Ndihem i nderuar dhe shumë i kënaqur për jetësimin e një premtimi të dhënë një vit më parë, mbi të gjitha i kënaqur për faktin se nxënësit meritojnë që tu krijojmë kushte sa më të mira, që të përjetojnë standarde si gjithë të rinjtë tjerë”, ka shkruar Bytyqi.

Fotografia e Shyqiri Bytyqi

Postimi i plotë i ministrit Bytyqi:

Është kënaqësi kur realizohen premtimet e dhëna për kushte më të mira në arsim.
Një vit më parë isha për vizitë në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Haxhi Hoti” në Rogovë të Gjakovës, ku dhe isha zotuar publikisht se shumë shpejt ketë shkollë do ta bëjmë më sallë të sporteve.
Sot, një vit më pas, bashkë me deputetin e zonës z. Veton Berisha, zëvendësministrin z. Artan Berisha, kreun e Nismës në Gjakovë, z. Fazli Hoxha dhe drejtues tjerë të komunës së Gjakovës, kemi vënë gurëthemelin e sallës së edukatës fizike në shkollën që me krenari e mban emrin e dëshmorit Haxhi Hoti.

Ndihem i nderuar dhe shumë i kënaqur për jetësimin e një premtimi të dhënë një vit më parë, mbi të gjitha i kënaqur për faktin se nxënësit meritojnë që tu krijojmë kushte sa më të mira, që të përjetojnë standarde si gjithë të rinjtë tjerë.
Ne si Ministri e Arsimit, zotohemi që të vëmë sa më shumë gurëthemele të shkollave dhe sallave të reja me standarde perëndimore.

Fotografia e Shyqiri Bytyqi

Fotografia e Shyqiri Bytyqi

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka emëruar sot këshilltar të jashtëm politik…