Vihet gurëthemeli për qendrën sportive në Greme

11 shtator 2018 | 16:16

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi së bashku më kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, kanë venë gurthemelin për ndërtimin e qendrës sportive në Grema të Ferizajt.

Vihet gurëthemeli për ndërtimin e Qendrës së Sporteve dhe të Panaireve në fshatin Greme të Ferizajit

Për ndërtimin e këtij objekti sportiv, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të investojë mjete financiare në vlerë prej 1 milion e 200 mijë euro gjatë vitit 2018. Ky projekt kapital u vlerësua se është i rëndësisë së veçantë dhe me interes të jashtëzakonshëm për qytetarët e Gremës dhe vendbanimeve përreth.

“Palestra në Greme është njëra ndër projektet më moderne që po financohet nga buxheti  i shtetit, më saktësisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në infrastrukturën sportive. Ky projekt kapital do të financohet nga MKRS-ja do ketë kosto 1 milion e 200 mijë euro dhe do ta përfundojmë deri në fund të vitit 2019”, ka thënë ministri Gashi, i cili me këtë rast bëri me dije se Komuna e Ferizajt vitin e ardhshëm do të bëhet edhe me Qendrën Multifunksionale Kulturore, Rinore dhe Sportive.

Vihet gurëthemeli për ndërtimin e Qendrës së Sporteve dhe të Panaireve në fshatin Greme të Ferizajit

“Qeveria e Kosovës dhe unë si ministër jemi të përkushtuar që të përmirësojmë infrastrukturën sportive në vend. Të rinjtë tanë kanë talente të jashtëzakonshme, kemi detyrim që tu krijojmë mundësi të zhvillimit të aftësive të tyre me qëllim që sukseset, nëpër të gjitha disiplinat sportive, mos të na mungojnë”, ka shtuar numri një i ministrisë së sportit.

Vihet gurëthemeli për ndërtimin e Qendrës së Sporteve dhe të Panaireve në fshatin Greme të Ferizajit

Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar: “Ky fshat e meriton më së shumti, sepse ka taksapaguesit më të mëdhenj të Republikës së Kosovës”.

Ndërsa kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, u shpreh se po ndihet mirë që banorët e Gremes po bëhen me një qendër të tillë sportive. “Tashmë Ferizaj është kryeqendër e zhvillimit ekonomik dhe Grema është vendbanim i zhvillimit ekonomik”, ka thënë Aliu.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, vizitoi…