Vihet gurthemeli i çerdhes publike në Shipol të Mitrovicës

09 tetor 2020 | 15:35

Në Shipol të Mitrovicës të premten është vënë gurthemeli për ndërtimin e një çerdheje publike në vlerë prej 300 mijë eurosh, bashkëfinancim ky mes Komunës së Mitrovicës dhe MAPL-së.

Me rastin e vendosjes së këtij gurthemeli ishte i pranishëm nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, së bashku me drejtorë të drejtorive komunale, si dhe përfaqësues të kësaj lagjeje.

Në fjalën e tij nënkryetari Faruk Mujka, ka uruar banorët e Shipolit për fillimin e ndërtimit të kësaj çerdheje, duke potencuar se do të jetë një çerdhe moderne me të gjitha kushtet e nevojshme që t’i plotësoj kërkesat dhe nevojat e banorëve.

Po ashtu ai ka thënë se për këtë çerdhe komuna ka ndarë 200 mijë euro, dhe shpreson që shumë shpejt të përfundoj objekti, dhe në muajin shtator të vitit të ardhshëm fëmijët të kenë mundësi të vijojnë mësimin në këtë çerdhe.

Ndërkaq, përfaqësuesi i kësaj lagjeje ka falënderuar Komunën e Mitrovicës për ndërtimin e kësaj çerdheje shumë të nevojshme për banorët, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme për plotësimin e kërkesave të ndryshme infrastrukturore.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim ambasadoren…