Vihet gurthemeli i QMF-së në Gjonaj të Prizrenit
18 dhjetor 2019
| 15:41
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu, kanë vënë gurthemelin për ndërtimin e Qendrës së re të Mjekësisë Familjare në fshatin Gjonaj.
Objekti i ri do të jetë dy katësh me sipërfaqe prej 500 m2 dhe do ta zëvendësojë atë të mëparshmin i cili ka qenë i ndërtuar në vitet e ’80-ta.
“Deri në përfundim të punimeve që parashihet të zgjasin rreth shtatë muaj, banorët e këtij fshati dhe zonave përreth do t’i kryejnë të gjitha shërbimet shëndetësore në Ambulanten e Mjekësisë Familjare në fshatin Krajk”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.
/Epoka e re/