Vihet gurthemeli i shkollës fillore në Lumbardhë të Deçanit

13 shtator 2019 | 14:46

Me qëllim të ofrimit të një infrastrukture të standardeve të larta arsimore në Lumbardhë të komunës së Deçanit, është vënë gurthemelit i ndërtimit të shkollës fillore “Lan Selimi”.

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka thënë se përmes ndërtimit të kësaj shkolle po ofrohet ambient më i përshtatshëm për mësim.

Ai ka kërkuar nga mësimdhënësit që të angazhohen më shumë në ngritjen e cilësisë së arsimit me qëllim që të rinjtë të përgatiten për të ardhmen e vendit.

“Ne po e kompletojmë një infrastrukturë të mirë edhe në këtë fshat dhe jam i sigurt që po ndërtohet një ambient me standardet që edukimi dhe arsimimi i këtyre fëmijëve të jetë i barabartë me gjithë të tjerët në Kosovë, por na mbetet edhe neve në nivelin qendror dhe mësimdhënësve, në veçanti që të kemi një angazhim dhe një përkushtim që përveç krijimit të kushteve të mira të infrastrukturës ta ngirisim cilësinë në arsim dhe t’i përgatisim të rinjtë tanë për të ardhmen e vendit tonë”, ka thënë Bytyqi.

Ndërsa kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka deklaruar se me vënien e gurthemelit të shkollës në Lumbardhë, po përmbyllet cikli i investimeve në sistemin arsimor në Deçan.

Sipas tij, tani mbetet që të investohet më shumë në cilësi dhe sigurinë e shkollave.

Në anën tjetër, ish-deputetja nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu, e cila ishte nxënëse dhe mësimdhënëse në këtë shkollë, ka kërkuar që investimet të jenë me standarde të larta.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja është skuadra e parë finaliste e botërorit për meshkuj…