Vihet gurthemeli për ndërtimin e shtëpisë për një familje egjiptiane në Pejë
Në kuadër të projektit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS-së) që përfshin ndërtimin e 273 shtëpive, në më shumë se 20 komuna brenda Republikës së Kosovës, të hënën ministri Skender Reçica ka vënë gurëthemelin për ndërtimin e shtëpive edhe për komunitetin pakicë në regjionin e Pejës, ku do të përfitojnë 30 familje.
“Ky është një projekt që gëzon familjet e këtij komuniteti në Kosovë, që t’u japim përgjigje brengave dhe halleve të tyre, që të kenë familjet e sigurta me kulm mbi kokë. Pak ditë më parë vumë gurthemelet e ndërtimit të shtëpive në Lipjan dhe do vazhdojmë edhe në komunat tjera dhe ky është sinjali më i mirë që Republika e Kosovës, përkatësisht qeveria do të vazhdojë të qëndrojë pranë qytetarëve në nevojë”, ka thënë Reçica.
/Epoka e re/