Vihet gurthemeli për ndërtimin e xhamisë së re në Lipjan

09 tetor 2022 | 20:59

Është vënë gurthemeli për ndërtimin e xhamisë së re në qytetin e Lipjanit. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti.

Ai ka shprehur kënaqësinë për ndërtimin e xhamisë duke thënë se qytetit të tij po i shtohet edhe një objekt i bukur që kompleton infrastrukturën e nevojshme për besimtarët islam.

Postimi i tij:

Sot me shumë kënaqësi vendosëm gurthemelin e xhamisë së re në Lipjan së bashku me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan z.Zaim Baftiu, Myftiun e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, z. Naim Tërrnava dhe Zëvendës drejtorin gjeneral të organizatës Katar Charity z. Nawaf Al Hammadi.

Për ne është ndjenjë e veçantë vendosja e gurthemelit të Xhamisë së re në Lipjan sepse qytetit tonë po i shtohet edhe një objekt i bukur që kompleton Infrastrukturen e nevojshme për besimtarët islam.

Qyteti yne çdo ditë e më teper po bëhet atraktiv dhe po popullohet andaj duke rritur qyteti rritet edhe nevoja për këso objekte.

Urime të gjithë komunitetit muslimanë në Lipjan e gëzofshim këtë xhami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylber Topalli, i lindur në vitin 1965, atëherë i moshës…