Vihet gurthemeli i Qendrës së Mjekësisë Sportive në Prishtinë
20 qershor 2018
| 17:37
Në ambientet e Qendrës Klinike Universitare (QKUK), të mërkurën është vënë gurthemeli i Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se Majlinda Kelmendi dhe sportistët tjerë na kanë bërë krenarë deri më sot, dhe sipas tij tani është radha e institucioneve që të tregojnë kujdes për ta dhe shëndetin e tyre.
Ismaili ka thënë se është i lumtur që gurthemelin e Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive e bëri kampionia olimpike Majlinda Kelmendi me sportistët e tjerë. “Kjo qendër do të jetë moderne, me kushte optimale që sportistët tanë të ekzaminohen dhe të kujdesen për shëndetin e tyre”, ka thënë ministri Ismalili.