Vikend me mot të ngrohtë
22 shtator 2018
| 09:25
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër mbi vendin tonë situata meteorologjike vazhdon të mbetet e pandryshuar.
Gjatë ditës parashihet të ketë vranësira, më të theksuara në pjesën e dytë të ditës, por nuk parashikohen reshje të çfarëdo forme.
Temperaturat mbeten konstante me ato të ditëve të fundit. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.