Vikendi me shi dhe rrufe

20 gusht 2022 | 08:44

Instituti Hidrometerologjik ka njoftuar se gjatë vikendit parashihen kushte meteorologjike ndryshe nga ditët e kaluara, kjo si pasojë e rënies së presionit atmosferik dhe vranësirave konvektive të cilat parashihen të sjellin reshje të intensitetit të dobët deri mesatar.

Në shumë pjesë të territoreve të izoluara parashihet të ketë zbrazje elektrike. Reshjet parashihen të vijnë gjatë natës së premtes, për të vazhduar edhe gjatë vikendit në periudha të ndryshme kohore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë aktualisht janë 4586 raste aktive me Covid-19. Gjatë…