Viktima e sotme nga Covid-19 është oficer i Doganës së Kosovës
Dogana e Kosovës ka konfirmuar se sot në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë oficeri doganor që ishte i infektuar me Covid-19.
“Kjo është një humbje e madhe për Doganën, pasi i ndjeri ishte një ndër oficerët doganor të parë i rekrutuar që nga viti 2000, i cili ka dhënë kontribut të çmuar në ndërtimin e Doganës, duke shërbyer me profesionalizëm në shumë njësi të cilat edhe i themelojë dhe funksionalizojë. Së fundi i ndjeri ishte udhëheqës i pikëkalimit kufitar të Vërmicës”, ka njoftuar Dogana.
Me këtë rast, Dogana i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të doganierit.
Dogana e Kosovës do të vazhdojë të punojë me përkushtim në zbatimin e te gjitha obligimeve ligjore dhe sfidave, përkundër vështirësive dhe rreziqeve.
Oficeri doganor është viktima e 19-të në nivel vendi.