Viktima në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova” ishte shtetase e huaj, arrestohen edhe dy persona

03 tetor 2021 | 09:19

jë aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:15 në autostradën “Ibrahim Rugova” në dalje të Suharekës, ku një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se viktima në këtë aksident ishte femër shtetase e huaj.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri veturave me targa të huaja, ku si pasoj e aksidentit viktima femër shtetase e huaj ka ndërruar jetë vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku, kurse tre persona tjerë kanë pësuar lëndime të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Policia ka njoftuar se përveç njësive policore të cilat e kanë trajtuar rastin në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar njëri shtetas i huaj dhe tjetri shtetas i Shqipërisë të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një pikë karburanti të braktisur, gjysmë milje nga pika…