Viktimat e ‘Facebook’-ut nuk do të mbrohen nga kompania
Të premten ka rezultuar që 14 milionë përdoruesve ju ishte vjedhur informacioni i të dhënave nga hakerat. Kjo përfshinte vendndodhjen, historinë e kërkimeve, informacione për lidhjet, fenë dhe të tjera.
Megjithatë, ndryshe nga hakimet e tjera në të kaluarën të cilat kanë përfshirë kompani të mëdha, rrejti social “Facebook” ka theksuar se nuk ka në plan të ofrojë shërbime mbrojtëse për përdoruesit në fjalë.
Një analist i ka thënë “BBC”-së se vendimi ishte “i papërtypshëm”, pasi kjo mund t’u vijë në ndihmë hakerave në të ardhmen, për të perfeksionuar metodat e sulmeve.
“Ky lloj informacioni mund të ndihmojë hajdutët të krijojnë programe sociale të vjedhjeve të bazuara në inxhinieri, falë viktimave të hackerave të ‘Facebook’”, ka thënë Patrick Moorhead.