Viktimat në Papa Guinenë e Re, Osmani: Kosova është e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për viktimat në Papa Guinenë e Re si pasojë e rrëshqitjes së dheut.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social “X”, ka theksuar qëndrojnë afër me popullin dhe Qeverinë e Papa Guinesë së Re.
“Kosova është e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj për të ndihmuar në kapërcimin e këtyre kohërave zemërthyese për popullin e Papua Guinesë së Re”, ka shkruar Osmani.
everia e Papa Guinesë së Re ka njoftuar se më shumë se 2 mijë persona besohet se janë varrosur të gjallë nga rrëshqitjet e dheut të premten.
Sincere condolences to 🇵🇬 Governor-General Bob Dadae, the Government, and the people of Papua New Guinea following the tragic landslide that has caused immense loss of life.
Kosovo stands ready to offer its support to help overcome these heartbreaking times for the people of…
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 27, 2024