Viktimat nga tornadot, Putin i shpreh ngushëllimet Bidenit
12 dhjetor 2021
| 16:21
Presidenti rus Vladimir Putin shprehu sot “ngushëllimet e tij të sinqerta” për homologun amerikan Joe Biden, pas tornadove, ku kanë humbur jetën të paktën 100 persona.
“Në Rusi, ne ndajmë dhimbjen e atyre që humbën të dashurit e tyre. Shpresojmë që të lënduarit të shërohen dhe pasojat e katastrofës do të kapërcehen”, tha Putin në një telegram drejtuar Bidenit.
Numri i viktimave në SHBA shkoi sot në 100. Pamjet nga terreni shfaqin makina të dëmtuara, shtëpi të shkatërruara plotësisht, e banorët lokalë janë organizuar për të ndihmuar ekipet e shpëtimit në kërkim të mbijetuarve të mundshëm.