Viktimë e qenve endacakë në Prishtinë, sot një fëmijë
09 tetor 2020
| 15:45
Në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë një fëmijë është sulmuar nga qenët endacak. Rastet po janë të shpeshta po problemi me qenët endacak po vazhdon të mbetet i pazgjidhur.
Sipas disa fotografive që janë publikuar në rrjetet sociale, shihet se fëmija është kafshuar nga qentë në pjesën e gjurit.
Në vendngjarje ka arritur edhe ekipi i emergjencës, të cilët i kanë ofruar tretmanin mjekësor fëmijës.
Kujtojmë se ditëve të fundit ka pasur raportime të shumta të sulmeve të qytetarëve nga qentë endacakë.