Viktor Orban, rizgjedhet kryeministër i Hungarisë
10 maj 2018
| 16:24
Parlamenti i Hungarisë ka rizgjedhur Viktor Orbanin në postin e kryeministrit.
Ky është mandati i tretë radhazi i Orbanit në këtë post, dhe i katërti në përgjithësi.
“Ne kemi zëvendësuar një demokraci liberale me një demokraci të krishterë të shekullit 21, e cila garanton lirinë e njerëzve dhe sigurinë”, është shprehur Orbani para Parlamentit hungarez.
Partia e Orbanit, Fidez ka fituar zgjedhjet parlamentare të mbajtura muajin e kaluar. Fushata e tij elektorale ishte dominuar nga politikat kundër emigrantëve.