Vilëza Zeqiri e “Elitës”, “Shpresë e vitit 2022” e Prishtinës
Drejtoria për Sport e komunës së Prishtinës, e cila udhëhiqet nga Granit Rugova, ka përzgjedhur laureatët e vitit 2022.
Një prej sportisteve “Shpresë e vitit 2022” është zgjedhur Vilëza Zeqiri, gjimnaste e Klubit të Gjimnastikës “Elita” e Prishtinës, ka njoftuar Klubi “Elita” në faqen e vet zyrtare.
“Elita”, që udhëhiqet nga trajnerët Shkumbin Maqastena dhe Abeliana Bregu, ka renditur edhe sukseset dhe aktivitetet e gjimnastes së tyre në garat vendore dhe ndërkombëtare.
Poashtu gjimnastja e “Elitës” Vilëza Zeqiri, me propozim të Federatës së Gjimnastikës së Kosovës, është përzgjedhur ‘Shpresë e vitit 2022’, edhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës, ku do të mbeshtet finaciarisht për një vit me nga 150 euro në muaj.
Njoftimi i plotë i KGj “Elita”:
Vilëza Zeqiri, sportistja e klubit tonë, është përzgjedhur “Shpresë e vitit” e kryeqytetit nga Drejtoria e Sportit e komunës së Prishtinës.
Aktivitetet e Vilëzës gjatë vitit 2022 janë:
EYOF (European Youth Olympic Festival) përfaqësuese e, përzgjedhur nga FGjK dhe KOK,
Kampionati Ballkanik,
Gaia It 2022,
Gymfinity International 2022, medaliste (vendi i parë, dhe në dy disiplina vendi i tretë)/
Kampione e Kosovës 2022, kategoria juniore.
Bursiste e komunës së Prishtinës Për mbështetjen e vazhdueshme që u bëhen sportisteve tona, falënderojmë shumë Drejtorinë e Sportit të komunës së Prishtinës, Federatën e Gjimnastikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet e tjera që janë krahu kryesor drejt rrugës së suksesit.