Villareal fitore spektakolare ndaj Barcelonës

27 janar 2024 | 21:25

Barcelona bie në shtëpi, teksa u shkatërrua me rezultatin 3-5 nga Villarreal në takimin e javës së 22-të të La Liga. Sfida mund të ishte zhbllokuar që në minutën e 22’, pasi goli i Moreno-s u anulua për faull.

Megjithatë në minutën e 41’ Moreno gjeti sërish rrugën drejt rrjetës dhe zhbllokoi takimin. Në minutën e 54’ Akhomach dyfishoi avantazhin e skuadrës së tij.

Barcelona rihapi sfidën në minutën e 60’, me Gundogan, teksa vetëm tetë minuta më pas Pedri barazoi për Barçën. Katalanasit kaluan në avantazh në minutën e 71’ pas autogolit të Bailly.

Megjithatë në minutën e 84’ Guedes barazoi për Villarreal, ndërkohë që Sorloth bëri “poker” për ekipin e tij në minutën e 90+9’ Sfida u vulos në minutën e 90+12’, me Morales që i shënoi golin e pestë Barçës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
LeBron James, një nga lojtarët më të mirë të historisë…